Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
3.1kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Humbi jetën në Gjermani, familjarët prekin me mesazhet e ngushëllimit për shqiptaren që vdiq gjatë përmbytjeve: Do na mungosh shumë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas ndarjes tragjike nga jeta të shqiptares nga Kosova gjatë përmbytjeve në Gjermani familjarë dhe të afërm të shumtë kanë prekur me mesazhet e tyre të ngushëllimit.

Vanesa Koxha është e reja e cila humbi jetën nga përmbytjet në Gjermani. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale të afërm të së ndjerës me pikëllim të thellë kanë lajmëruar se varrimi i saj do të bëhet në Gjermani.

 “Më pikëllim të thellë ju njoftojmë se vajza jonë ndërroi jetë në vërshimin tragjik në Gjermani. Varrimi do të bëhet këtu,” shkruan i afërmi i saj.

Një tjetër familjar ka thënë se lajmi për humbjen e saj ka qenë i rëndë dhe se do u mungojë shumë.

 “Nga vërshimet në Gjermani humb jetën Vanesa Emin Koxha. Ikja jote nga kjo botë ishte lajm i rëndë për familjen tonë. Do na mungosh shumë Vanesa” shkruan një i afërm tjetër i vajzës.

Edhe kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi gjithashtu  i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjarëve të së resë.

“TELEGRAM NGUSHËLLIMI Për vdekjen tragjike të kaçanikases Vanesa Koxha. Me dhembje e pikëllim të jashtëzakonshëm morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të kaçanikases Vanesa Koxha, e cila humbi jetën tragjikisht nga vërshimet në Gjermani. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Koxha, të afërmit dhe për të gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut, për këtë humbje të madhe, ndërsa solidarizohemi dhe lutemi për viktimat nga vërshimet e fundit që pllakosën disa vende të Evropës”, shkruan Ilazi.

Vanesa Koxha humbi jetën gjatë përmbytjeve në Gjermani dhe ka qenë një i afërm i të resë ai i cili bëri të ditur ditën e djeshme lajmin për ndarjen nga jeta të saj.

Deri më tani numri i viktimave në Europë, të shkaktuara nga moti i keq dhe përmbytjet, ka shkuar në më shumë se 200 viktima. Mes tyre një çift nga Kosova, ndërsa mijëra persona të tjerë janë shpallur të zhdukur.

Më shumë




spot_img








spot_img