Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Humbi jetën në azil, del video-mesazhi i gruas para vdekjes: Kërkoj mbështetjen e shqiptarëve për jetimët që po lë pas…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a2edc60f8d2d1aa824b7b8524356e5e6

Historia e Valbona Mollës është një nga rastet më të trishta të trajtuara në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’.

Përpara se të ndërronte jetë nga sëmundja në zemër, ajo ka lënë një video mesazh tepër të ndjerë dhe përlotës ku kërkon mbështetjen e gjithë shqiptarëve për fëmijët që po lë pas.

‘Unë jam Valbona Molla, jam mami i Nadias dhe Faik Mollës, ndodhem jashtë vendit për arsye shëndetësore nuk ndodhem në Shqipëri, dua tu falënderoj përzemërsisht për mbështetjen tuaj që keni dhënë ndaj meje, do doja të më mirëkuptoni të më mbështesni siç keni bërë gjatë gjithë kësaj kohë, nuk e di kur do të kthehem, nuk e di sa do të zgjasë kurimi im, nuk e di kur do të ndodhem aty, faleminderit për mirëkuptimin, jam një nënë e dy fëmijëve jetimë që kërkon mbështetjen tuaj, në çdo minutë, në çdo sekondë’, shprehet Valbona në video.

Ndërsa gjyshja e dy të miturve tregon ditët e fundit kur Valbona dergjej në shtratin e spitalit në Gjermani

‘Pas 8 ditëve kur ishte në koma, nusja kishte reaguar pak i kishte rrjedhur një pikë loti atë mbasdite dha shpirt. Ishte shumë e rëndë për fëmijët. Këta punonjësit socialë na pyetën nëse dëshironin fëmijët të qëndronin më një familje gjermani por fëmijët donin të ktheheshin. Ne nuk e dinim këtë, i kemi pritur me ankth në Rinas, nuk e dinim nëse ata do të ktheheshin, ishim mbledhur të gjithë. Fëmijët erdhën, pastaj pritëm trupin e nuses në Rinas. Nuk i lë asnjëherë në botë ata fëmijë, i kam rritur mes lotëve mes skamjes nuk i lë për asnjë arsye të ikin. I mora fëmijët i mbajta tek djali tjetër por është e vështirë shumë, gjetëm këtë shtëpi kjo ka kushte shumë të këqija, nuk kishte asgjë kjo shtëpi kemi qëndruar pa krevatë shumë ditë. Fëmijët i ka marrë malli për mamanë e tyre, e kujtojnë shpesh, pa fund. I lutem Zotit që të rriten të jenë mirë, të kenë një shtëpi, të kenë ku të rehatohen të ndjejnë ngrohtësinë e tyre’, ka pohuar gjyshja.

Më tej kanë qenë vetë fëmijët, të cilët me fjalët ndaj nënës  kanë prekur zemrat e të gjithëve.

‘Mamin e mbaj mend ishte e bukur e mirë, ishte e dashur, kujdesej për ne. Pastaj erdhi tezja na morën tek azili, nuk na treguan për mamin, na thanë punonjësit socialë. Kjo shtëpi që jemi tani ishte shumë e pistë, ndihem e vetmuar këtu’.

‘Më kujtohet shumë fytyra, era e saj, ishte e mirë mami na ndihmonte, më ka marrë malli për të, për fytyrën erën për gjërat që kemi bërë bashkë, për të gjitha. Unë dua që nëna dhe gjyshi të kenë një shtëpi se janë torturuar ato muaj’, ka thënë  djali i përlotur Faiku.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img