Hapësire reklamuese

Rajoni

Humbi jetën në aksidentin hekurudhor, rruga në Greqi merr emrin e shqiptares

Shkruar nga Newsbomb

Një rrugë në zonën e Nea Smirni në Larisa të Greqisë është propozuar që të mbajë emrin e shqiptares Klaudia Lata, vajza 20-vjeçare që humbi jetën në aksidentin hekurudhor në Greqi më 27 Shkurt 2023.

Rruga ku u rrit Kaludia në zonën Nea Smirni, afër kishës së Shën Dhimitrit në Larisa do mbajë emrin e saj. Propozimi është bërë me vota unanime nga Komisioni për Emërtimin e Rrugëve për riemërimin e rrugës “Solona” në emrin “Rruga Lata” dhe do të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak të Larisas që pritet të mblidhet ditën e sotme.

20-vjeçarja banonte në Larisa të Greqisë dhe ishte studente ekselente në Fakultetin e Mjekësisë.

Klaudia humbi jetën pas përplasjes së së trenave në Tempi duke u kthyer nga karnavali i Patrës në Selanik. Atë ditë prindërit e saj i kishin kërkuar që të ndalonte në Larisa dhe të çmalleshin, por e reja kishte refuzuar dhe donte të shkonte menjëherë në Selanik për të studiuar.

Klaudia Lata është një nga 4 viktimat shqiptarë që humbën jetën në aksidentin e frikshëm me 57 viktima.

Rruga Solona që është propozuar të riemërtohet rruga Lata Rruga Solona që është propozuar të riemërtohet rruga Lata

Tashmë propozimi i bërë me vota unanime nga Komisioni për Emërtimin e Rrugëve do të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak të Larisas që pritet të mblidhet ditën e sotme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese