Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Humbi jetën si pasojë e aksidentit, Braçe mesazh të ndjerë për 25 vjeçarin: Ta nxirrja sot nga morgu, ishte e dhimbshme, babait i ishte këputur shpirti (Thirrja për të rinjt)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka shpërndarë një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale, ku i jep lamtumirën Ervin Kalias, i cili ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare në një aksident.

Braçe shkruan se i riu pas një jave luftë me jetën, e ka humbur betejën.

“Të takoja babain e tij, të afërmit, shokët që e prisnin aty për ta përcjellë për herë të fundit në shtëpinë e tij në Cerme, ishte akoma dhe me e dhimbshme;” shkruan ai.

Braçe ka dhe një mesazh për të gjithë të rinjtë teksa thotë se duhet të tregojnë kujdes në rrugë.

Postimi i plotë i Braçes:

ERVIN KALIA ISHTE NJE SUPER DJALE

NGA CERMA E SIPERME!

VETEM 25 VJEC, 25 VJEC!

Ta nxirrja sot nga morgu pas nje jave lufte per jeten prej tij e mjekeve ne spital,

ishte shume shume e dhimbshme!

Te takoja babain e tij, te afermit, shoket qe e prisnin aty per ta percjelle per here te fundit ne shtepine e tij ne Cerme,

ishte akoma dhe me e dhimbshme;

JU ISHTE KEPUTUR NJE PJESE SHPIRTI!

Por jeta keshtu qenka!

TANI DUHET TA PERBALLOJME!

Kam nje lutje per cdo djale te ri,

kudo ne Divjake e me tej;

KUJDES NE RRUGE!

PAK SHPEJTESI ME SHUME NUK U CON ME SHPEJT ATJE KU DONI TE SHKONI!

PAK KUJDES ME SHUME JU MBRON JETEN, SHENDETIN!

Cdo perdoruesi te rruges dua ti kerkoj me force te zbatoj rregullat e qarkullimit, kaq!

Ervin gje prehje vella me Zotin prane!

Babes, nenes e motres, te afermve e shokeve te tu, Zoti tu jape force te perballojne kete dhimbje pa fund!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img