Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Humbi jetën me djalin 6-vjeçar, 25-vjeçarja kishte vetëm 20 ditë që kishte marrë patentën

Shkruar nga Newsbomb
Humbi jetën me djalin 6-vjeçar, 25-vjeçarja kishte vetëm

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që u shënua ditën e djeshme në Berat, ku humbi jetën nëna me djalin 6-vjeç.

Mësohet se 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj, kishte vetëm 20 ditë që kishte marr patentën. Duket se eksperienca e pakët në makinë ka bërë që edhe e reja mos arrijë të manovrojë duke përfunduar në Lumin Osum.

Nga pamjet e publikuara shihej se shoferja ka humbur kontrollin dhe ka rënë në vendin e quajtur “Ura e re”.

Dyshimet janë se Klaudia Xhaferi dhe fëmija i saj po ktheheshin nga spitali, pasi 6 vjeçari kishte në dorë një vigon. Ata janë nxjerr me shenja jete nga lumi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll