Tirana
broken clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
50 %
1.5kmh
75 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
16 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Humbi jetën dje, shkolla mesazh ngushëllimi për 17 vjeçarin që ra me makinë në humnerë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkolla e Mesme Teknologjike “Hysen Çela” Durrës, i ka shprehur ngushellimet familjes së Florian Pupulekut për ndarjen nga jeta të më të njeriut të tyre më të shtrenjtë. 17 vjeçari humbi jetën dje në Bulqizë, pasi mjeti me të cilin ai udhëtonte ra në humnerë.

“Me keqardhje japim lajmin e hidhur se nxenesi i shkolles tone, senatori i klases se XII-U1 Florian Pupuleku ka humbur jeten ne nje aksident tragjik. Stafi dhe nxenesit e shkolles i shprehin ngushellimet familjes dhe shokeve. Qofte i xhehnetit dhe zoti i dhente force familjes”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit që shpërndan shkolla.

Sipas Policisë, mjeti në të cilin Florian Pupuleku udhëtonte si pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë saj, në një humnerë në zonën e Trebishtit. Për pasojë 17 vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa shoferi 20 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital.

“Rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20 cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njoftoi Policia dje.

Më shumë




spot_img








spot_img