Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Humbi gruan nga Covid-19, maratoomaku përlotet në emision: S’kam pasur kurrë dhimbje më të madhe, humba dashnoren e jetës sime!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

90e790db373a392e5d93b85739afee32

Maratonomaku i njohur dhe shumë i talentuar, i palodhuri Sotir Qiriaqi, humbi bashkëshorten e tij para 10 ditësh, e cila ishte me covid dhe ishte e shtruar tek “Shefqet Ndroqi”.

Sot Sotir Qiriaqi ka folur për emisionin “Zonë e Lirë” i emocionuar dhe i trishtuar në maksimum, teksa u përlot ndërkohë që fliste për Lorin e tij të dashur. “Ishte një natë e zymtë, e errët”, tha Sotiri, për dashnoren e jetës së tij, sic e cilësoi dhe ai vetë.

Qiriaqi: Në një natë të errët, të zymtë, vdekja mori bashëshorten time dhe unë tashmë jam i vetmi trim në luftë, por me shpresë që do luftojë për të, të flas për të. Është një ngjarje e zymtë dhe e vështirë, e kam të vështirë të flas, por meqënëse është studio juaj, dhe ju më ftuat që të shpreh trishtimin dhe ngushëllimet e mia për bashklëshorten time, e cila është në parajsë dhe unë eci me shpresë se një ditë do e takoj.

Curri: Ne të krishterët përveçse ngushëllojmë, urojmë që një ditë ta takoni gruan atje ku nuk ka dhimbje as helme as trishtim, dhe kjo është parajsa. Dhe në fund të gjithë të bashkohemi në mbretërinë e Zotit.

Qiriaqi: Faleminderit për ligjëratën tuaj shumë spirituale. Më ngrohët zemrën time të lodhur, të zhubritur. Jam në dhomën që kam jetuar për 39 vjet me Lorin tim të dashur, me dashnoren time të përjetshme.

Çani: Çfarë ka ndryshuar në javën tënde pa Lorin?

Qiriaqi: Unë kam një sagë të gjatë në jetën time, që në fëmijëri me lodhje me sfida dhe triumfe që e kanë përshkruar jetën time. Në jetën time nuk kam përjetuar dhimbje më të madhe se kur mora vesh lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëshortes sime. Shtëpia jonë do të mbetet muze. Çdo send çdo gjë që ka pasur dhe kemi pasur.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img