Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Humbi gjurmët një javë më parë, 63-vjeçari gjendet i vdekur në një kanal (EMRI-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Ded Shkreta

Gjendet i vdekur në një kanal në fshatin Adriatik të Kurbinit 64-vjeçari Ded Shkreta.

Shkreta u denoncua si i zhdukur një javë më parë nga familjarët, të cilët kishin humbur gjurmët pas largimit nga shtëpia.

Dyshohet që vdekja të ketë ardhur nga shkaqe natyrale, ndërkohë policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 15:57, në fshatin Adriatik në Kurbin, në një parcelë është gjetur pa shenja jete shtetasi D.Sh., 63 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka qenë larguar nga banesa që nga data 25 janar 2019. Ai merrte mjekim për shkak se vuante nga sëmundja e sklerozës.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të situatës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese