Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Humbi djalin dhe nusen nën rrënoja, biseda e fundit e aktivistit me të riun që sapo ndërroi jetë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktivisti Aulon Kalaja ka treguar një bisedë të trishtë dhe rrënqethëse me njërin prej viktimave që kishte mbetur nën rrënoja vetëm disa orë përpara se ai të vdiste.

Kalaja me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka përshkruar momentet e trishta të bisedës së fundit me Bujar Cukën në Thumanë, i cili prej 16 orësh kishte ngecur nën rrënojat e pallatit pesë katësh.

Mësohet se i riu që prej mëngjesit të sotëm kishte mundur të komunikonte disa herë me ekipet e kërkim shpëtimit, ishte zënë nën rrënoja nga një copë e madhe betoni që e kishte goditur në mes të trupit.

Për fat të keq i riu Bujar Cuka pasi luftoi sepse e donte jetën, u ‘dorëzua’ pas gati 17 orësh nën rrënoja.

Postimi i plotë Aulon Kalasë:

Ah mor miku im Bujar Cuka!

Cfare dhimbje e madhe te ka rene. Tani qe po i shkruaj keto germa, me dridhet zemra.

U takuam sot ne Thumane dhe me tregove per djalin dhe nusen qe ishin nen rrenoja. Ne castet e ankthshme te pritjes tende per nje sinjal nga atje poshte pirgut me inerte dhe pluhur, me the se forcat e kerkim-shpetimit duhet te punonin nga ana e dritares se shtepise tende ne katin e dyte, te pallatit 5-katesh, bash ne momentin kur ra termeti i dyte, pas te madhit.

Edhe une, une isha krejt i pafuqishem perballe ankthit tend. Luftova vetem me lutje tek Zoti. Me the gjithashtu se si ishit ndare per here te fundit me djalin dhe nusen, ne fraksion sekondi, ne koridorin e apartamentit tend, ne castet kur themelet e tokes po dridheshin nga termeti i tmerrshem.

Nuk kam reshtur se luturi per ty dhe familjen tende. Vetem kete arme kisha dhe kam. Me kujtohet se si nga ora 13:00 u tha se dikush i kishte degjuar zerin djalit tend nga fundi i rrenojave dhe aty u ndez nje fije shprese, por me sa duket rezultoi flake kashte!

Tani morem vesh lajmin per vdekjen e dyfishte. Djali dhe nusja jote, u gjeten te pajete.

Qendro vellai im! Dua te te jap te gjithe kurajon e botes ty dhe dajave te djalit tend Dashit dhe Cimit, dhe mikut tim te koheve te veshtira, baxhanakut tend Hamdiut, per te qendruar dhe per t’a perballuar kete dhimbje burrash. Lutjet e mia jane per engjejt e tu, qe Zoti i zgjodhi prane vetes. T’a dish qe jam me ty dhe do jem ne cdo kohe per t’a kaluar gjithe kete sprove.

Te Zotit jemi dhe atje do shkojme! U prehshin ne paqe engjejt e tu, qe tash e tutje do jene te Zotit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img