Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
81 %
2.6kmh
90 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, sot homazhet për mjeshtrin e valleve popullore Besim Zekthi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

93d8363053ae4e87826a78a18b0d9f3c

Ditën e sotme do t’i jepet lamtumira e fundit mjeshtrit të valles popullore shqiptare, Besim Zekthit.

Homazhet do të mbahen nga ora 11:00 deri në orën 12:45 në Muzeun Historik Kombëtar, ku kolegët, miqtë, të afërmit do t’i japin lamtumirën e fundit.

Mjeshtri i valleve popullore është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 84 vjeçare. Zekthi vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Gjatë krijimtarisë së tij Zekthi ka dhënë kontribut si kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, solist i pakrahasueshëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili shkëlqeu veçanërisht në vallet e njohura “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria” dhe ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha Gjerdanin e Artë vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970.

Zekthi u nderua nga Presidenti Meta me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img