Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Humbi betejën me kancerin, producentes së njohur VJOSA BERISHA i jepet lamtumira e fundit nesër në Prishtinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Producentja e njohur Vjosa Berisha ndëroi jetë një javë më parë, pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

Bashkëshorti i së ndjerës, Fatos Berisha, ka njoftuar se ceemonia e varrimit do të mbahet nesër në Prishtinë.

albsig

Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore të së dashurës sonë Vjosa Berisha:

E enjte, 30 qershor

– 14:00-15:00h homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës (foajea e TKK);

-15:00-16:00h Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK);

-17:00h Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arberi).

E pamja

Datat 1,2,3 korrik (e premte – diele) në Hotel Grand , Prishtinë (kati 1)

nga 11:00-18:00h.

Familjet Berisha dhe Istrefi.

Vjosa Berisha do të mbahet mend gjatë për krijimtarinë dhe kontributin e saj në industrinë e filmit.

Por kush ishte Vjosa Berisha?

Vjosa Berisha ishte themeluese e festivalit PriFilmFest, edicioni i 14-të i të cilit është planifikuar për 26-30 korrik, ndërsa për t’i mbështetur filmbërësit e Ukrainës, ky edicion do të jetë nikoqir i edicionit të 13-të të Odesas.E diplomuar në master të Arteve në Media dhe Komunikim nga Universiteti i Westminster, Londër në Mbretërinë e Bashkuar dhe me një diplomë pasuniversitare në Diplomaci Bashkëkohore nga Universiteti i Maltës, në Maltë, Vjosa Berisha ka pasur përvojë mbi 20 vjet në industrinë e filmit.

Që nga viti 2013-të, Vjosa Berisha është gjithashtu anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit.

Gjithashtu ajo ishte producente e dy filmave artistikë, “Cirku Fluturues” (2019) me skenaristin dhe regjisorin Fatos Berisha dhe bashkëprodhoi filmin artistik maqedonas “The Happiness Effect” (2019) me regjisorin Borjan Zafirovski.

Ajo ka punuar në shumë projekte për marrëdhënie me publikun dhe media, duke udhëhequr shumë fushata të suksesshme komerciale, politike dhe ndërgjegjësuese.

Një nga projektet e shquara të udhëhequra nga ajo ishte menaxhimi dhe zbatimi i fushatave gjatë procesit që çoi në Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, i cili përfshinte një sërë fushatash ndërgjegjësuese.

Vjosa ishte një pikë frymëzimi për të gjithë ata persona që vuajnë nga kanceri, duke dhënë shpesh herë mesazhe motivues për të gjitha gratë dhe bashkëshortët e tyre që përballen me këtë sëmundje.

Me ndarjen e saj nga jeta, skena artistike e Kosovës humbi një nga figurat e saj më të shquara ne dy dekadat e fundit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img