Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Humbi betejën me Covid-19, UGSH mesazh për gazetaren Anila Dushi: Humbëm kolegen e nderuar, reporteren dhe pedagogen e mirë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetares shkodrane Anila Dushi, e cila mëngjesin e sotëm mbylli sytë përgjithmonë, në moshën 54 vjeçare.

Dushi, po merrte shërbim në spitalin e Shkodrës, por pavarësisht kujdesit maksimal të bluzave të bardha dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk ia doli dot.

“Shkodra, mbarë komuniteti i qytetit verior dhe kryesisht ai mediatik është zgjuar mëngjesin e kësaj të shtunë me një lajm të trishtë. Aty rreth orës 05.30 zemra e gazetares së mirënjohur shkodrane, Anila Dushi pushoi.

E prekur nga Virusi Covid 19, ajo gjendej që prej së mërkurës e shtruar në Spitalin Rajonal Shkodër, por megjithë shërbimin dhe mbështetjen maksimale të bluzave të bardha të Shkodrës, por edhe të vetë institucionit të Ministrisë së Shëndetësisë, Anila nuk ia doli duke ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Qarku Shkodër ku Anila ishte pjesë aktive e tij, humbën kolegen e nderuar, gazetaren dhe reporteren shumëplanëshe, arsimtaren dhe pedagogen e aftë, njeriun e mirë në të gjitha aspeket e jetës”, shkruan ndër të tjera UGSH.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img