Hapësire reklamuese

Politikë

Humbën thellë në zgjedhje, Meta i shkon në zyrë Sali Berishës

Shkruar nga Newsbomb
Humbën thellë në zgjedhje, Meta i shkon në zyrë Sali

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar ditën e sotme në selinë blu, ku ndodhet ish-kryeministri Sali Berisha.

Burime për media bëjnë me dije se Meta do të zhvillojë një takim “tet-a-tet”  me Sali Berishën. Takimi ky që vjen vetëm 3 ditë pas zgjedhjeve vendore, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i Berishës dhe Metës, humbën thellë.

Të dy liderët pas zgjedhjeve deklaruan se votat u ishin vjedhur dhe kjo ishte arsyeja e humbjes. Kujtojmë që Partia Socialiste në këto zgjedhje arriti të siguronte 53 bashki, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë”  vetëm 7 bashki.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.