Hapësire reklamuese

Aktualitet

Çifti francez humbet rrugën në pyllin e Llogarasë dhe lëshon sinjalin SOS, policia nis kërkimet me dron

Shkruar nga Newsbomb
Çifti francez humbet rrugën në pyllin e Llogarasë dhe

Një çift francez ka humbur rrugën në pyllin e Llogarasë dhe kanë lëshuar sinjalin SOS pak minuta më parë.

Ata janë nisur ditën e sotme nga shtegu i LLogarsë për të zbritur në Karaburun.

 Për gjetjen e tyre janë nisur dy grupe të policisë, ndërsa në zonë po bëhen edhe kontrolle me dron.

Në ndihmë të policisë kanë shkuar edhe punonjës të Zonave te Mbrojtura, të cilët e njohin terrenin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.