Hapësire reklamuese

Aktualitet

Humbën në malet e Skraparit, gjenden pas 12 orësh kërkimesh 6 turistët e huaj

Shkruar nga Newsbomb
Humbën në malet e Skraparit, gjenden pas 12 orësh kërkimesh

Gjashtë turistë janë shpëtuar pas 12 orësh pasi humbën në malet e Skraparit. Burime për mediat bëjnë me dije se efektivët e policisë kanë arritur të gjejnë turistët të cilët prej ditës së djeshme kishin humbur në malet e Skraparit.

Bëhet me dije se turistët kishin braktisur në një zonë të hapur malore motorët me të cilët kishin mbërritur në Skrapar dhe më pas kishin ecur në këmbë për disa orë, por kishin humbur orientimin. Ishte djali i një prej turistëve, i cili nga Franca, kishte telefonuar ambasadën ku dhe kishte denoncuar humbjen e tyre.

Menjëherë pas njoftimit, dhjetëra efektivë të Komisariatit të Policisë Skrapar janë nisur drejt malit dhe vetëm pas 12-orë kërkimesh ata i kanë gjetur turistët në vendin e quajtur “qafa e gjarprit”, fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese