Skuadra e Kukësit u mund sot nga Lushnja e vendit të fundit, me rezultatin 3-1. Pas këtij rezutlati, situata te klubi verilindor nuk ka qenë aspak e mirë.
Tifozët kanë kërkuar largimin e trajnerit Milinkoviç.
Por, të kontaktuar nga “Supersport”, zyrtarë të klubit të Kukësit, kanë thënë se Milinkoviç nuk do të largohet nga skuadra dhe ai do të vijojë kontratën me verilindorët.
Sipas “Supersport”, te Kukësi do të ketë revolucion në merkaton e janarit, ku priten që shumë lojtarë të largohen dhe të vijnë të tjerë.