Hapësire reklamuese

Aktualitet

Humbën jetën nga shpërthimi në Lushnjë, babë e bir sot e kishin ditën e parë të punës

Shkruar nga Newsbomb
Humbën jetën nga shpërthimi në Lushnjë, babë e bir

Nga shpërthimi i fuqishëm në fabrikën e deputetit socialist Bujar Çela mbetën të vrarë babë e bri Roland dhe Elidon Hoxha.

Babai, Roland Hoxha humbi jetën që në momentin e shpërthimit në vendngjarje, ndërsa djali i tij 20 vjeçar Elidon Hoxha ndërroi jetë rrugës ndërsa po transportohej me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Roland Hoxha 55-vjeç alias Land Verçani (kishte ndryshuar identitet për shkak dokumentash) dhe djali i tij Elidon Hoxha 20-vjeç ndodheshin në vinçin i cili dyshohet se po mbante disa bombula oksigjeni në momentin që preku telat elektrikë dhe shpërtheu fuqishëm.

Por akoma më i rëndë është fakti se të dy, babë e bir e kishin ditën e parë të punës në këtë fabrikë, pasi pasi Elidoni kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Italia.

Banorët jashtë kamerave kanë thënë se “Ishte dita e parë e punës bashkë më djalin”.

Ndërsa një i afërm i 55-vjeçarit që humbi jetë, tha se Roland Hoxha punonte me kamion, me vinç. Gjithashtu tregoi se në familje ishin dy bashkëshortët dhe dy djem e një vajzë.

Gjithashtu nga shpërthimi mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela, i cili tashmë ndodhet në spitalin e Traumës, ku po i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale, por që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe: Detaje nga ngjarja që u mori jetën babë e bir, vinçi po ngrinte bombula oksigjeni

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi pasditen e sotme në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim në qytetin e Lushnjës, i cili është në pronësi të deputetit socialist Bujar Çela. Dyshohet se gjatë punës, shtetasi Roland Hoxha, ose i njohur ndryshe si Landi Verçani, pasi kishte dy emra, teksa po drejtonte vinçin aksidentalisht preku linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ndodhi dhe shpërthimi i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën vinçieri dhe djali i tij 20-vjeçar Elidon Hoxha, ndërkohë kanë mbetur të plagosur 7 persona të tjerë, mes tyre edhe deputeti socialist. Sakaq, burime për mediat bëjnë me dije se në momentin e ngjarjes babë e bir, Roland dhe Elidon Verçani ndodheshin së bashku brenda në vinç.

Lexo edhe: “Ka dëmtime në bark”, mjeku flet për gjendjen shëndetësore të deputetit Çela

Lexo edhe:  Ngjarja e Lushnjës me 2 të vdekur dhe 7 të plagosur, Begaj telefonon Ballën

Lexo edhe: Shpërthimi në Lushnjë, Meta: I pikëlluar, i uroj shërim të shpejtë edhe deputetit

Ndërsa pas disa orësh nga shpërthimi i fuqishëm në fabrikën e deputetit socialist Bujar Çela ku mbetën të vrarë babë e bri Roland dhe Elidon  Hoxha si dhe u plagosën 7 të tjerë, ka mbërritur njësia anti-eksploziv, për të kontrolluar zonën.

Kontrolli sipas raportimeve të Top Channel, vjen pasi ka qenë një bombël gazi ajo që ka shpërthyer  pasi ka rënë nga vinçi.

Kjo pasi vinçi dyshohet se ka qenë duke ngritur bombola me oksigjen të cilat po përdoreshin për saldim. Por ka dyshime se në vendngjarje ka edhe një bombël oksigjeni e cila nuk ka shpërthyer, për këtë arsye ka shkuar dhe njësia anti-eksploziv.

Lexo edhe: Njësia anti-eksploziv në vendngjarje, dyshohet për një bombul të pashpërthyer

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese