Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

Humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari, mbërrijnë me dy aeroplanë ushatarakë trupat e shqiptarëve

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Me dy aeroplanë ushtarakë pak minuta më parë kanë mbërritur në Maqedoni trupat e pajetë të 45 personave të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.

Të pranishëm në Aeroportin e Shkupit në momentin e mbërritjes ishin edhe Kryeparlamentarja Lindita Nikolli, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Mbrëmjen e djeshme ministria e Punëve të Jashtme, përmes një postimi “Facebook”njoftoi se eshtrat e qytetarëve që humbën jetën në aksidentin e autobusit në Bullgari pas transportit të tyre në aeroportin e Shkupit, do të dërgohen menjëherë pranë shtëpive të familjarëve dhe më pas në varreza.

“Ju njoftojmë se eshtrat e qytetarëve që humbën jetën në aksidentin e autobusit në Bullgari pas transportit të tyre në aeroportin e Shkupit, do të dërgohen menjëherë në shtëpitë e tyre dhe në varreza.

Ky ndryshim vjen në përputhje me kërkesat e disa familjeve të viktimave, në mënyrë që trupat të dorëzohen para namazit të Xhumasë.Për qytetarët që duan të bëjnë nderime, mbetet mundësia që këtë ta bëjnë në sheshin “Skënderbej” nga ora 10 deri në 13:00″,  shkruhej në njoftim.

Kujtojmë se aksidenti tragjik i cili ndodhi më 23 nentor  në Bullgari u mori jetën 45 shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, ndërsa 7 të tjerë mbetën të plagosur

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img