Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Humbën dje në zonat e thella të Valbonës, gjenden sot dy turistët e huaj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjenden dy turistët e huaj të cilët humbën gjurmët që prej ditës së djeshme në zonat e thella të Valbonës, shkruan newsbomb.al. Ata janë njëri rus dhe tjetri suedez.

Kërkimet kanë nisur mbrëmjen e djeshme dhe kanë vazhduar pa ndërprerje deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Deri në orën 03:00 të mëngesit, uniformat blu nuk kanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë të turistëve.

Kërkimet u përqendruan kryesisht në shtegun Valbonë-Theth, pasi turistët u panë për herë të fundit në luginën e Rragamit, në hyrje të Bajram Currit. Pasditen e sotme, shërbimet e Policisë që kishin nisur operacionin për gjetjen e turistëve kanë arritur t’i lokalizojnë rusin dhe suedezin.

Informacion paraprak/ Tropojë

Policia e Tropojës pas kërkimeve intesive që kanë filluar që prej mbrëmjes së djeshme, bënë të mundur gjetjen e dy turistëve.

Dy turistët nga Suedia dhe Rusia u gjetën në vendin e quajtur Lugu i Valit, në gjendje të mirë shëndetësore. Aktualisht ndodhen në shoqërimin e punonjësve të Policisë, të cilët po i shoqërojnë drejt automjetit të tyre.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img