Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Humb papritur ndjenjat dhe rrëzohet në sheshin e xhirimeve, aktori Bob Odenkirk shtrohet me urgjencë në spital

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktori amerikan Bob Odenkirk u dërgua me urgjencë në spital pasi u rrëzua në tokë në ë sheshin e xhirimeve të serialit, “Better Call Saul”.

58-vjeçari ishte duke xhiruar për serialin ku luan rolin e Jimmy McGillit, ndryshe i njohur me nofkën Saul Goodman, ku papritur humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë, ndërsa anëtarët e ekuipazhit shkuan menjëherë pranë tij për të parë se çfarë kishte ndodhur me aktorin.

Ai u dërgua me ambulancë në një spital në zonën e Los Anxhelosit, ku aktualisht po merr trajtimin mjekësor, por nuk bëhet me dije gjendja e tij shëndetësore.

Ylli i kinematografisë, Odenkirk ka qenë shumë i angazhuar me xhirimet e sezonit të gjashtë dhe të fundit të serialit “Better Call Saul”, i cili është vazhdim i hitit televiziv “Breaking Bad” , për të ciin aktori ka marrë katër nominime për çmimin “Emmy”, në kategorinë “ Aktori më i mirë në dramë”.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img