Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Makina humb kontrollin, përplas për vdekje 18-vjeçarin në Pogradec

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën një 18-vjeçar.

Uniformat blu bëjnë me dije se në prangat e policisë ka rënë shtetasi me ininciale E.H. 22 vjeç banues në fshatin Rodokal, Pogradec.

22-vjeçari teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij tip “Opel”, ka humbur kontrollin  dhe ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën pasagjeri me ininciale M.T, 18 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, si dhe është plagosur vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, pasi në rrugën rurale të fshatit Katjel-Rodokal, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M. T., 18 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, si dhe është plagosur vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img