Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
100 %
1.5kmh
90 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, plagosen tre persona në Pogradec, dy në gjendje të rëndë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Vëçun të Pogradecit. Bëhet me dije se mjeti tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si edhe drejtuesi i mjetit shtetasi K. G., të cilët u transportuan në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se pasagjeri dhe shoferi janë në gjendje të rëndë për jetën.

“Më datë 07.10.2021, rreth orës 15:40, në afërsi të fshatit Vërçun, Pogradec, shtetasi K. G., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si edhe drejtuesi i mjetit shtetasi K. G., të cilët u transportuan në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” njofton policia.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img