Hapësire reklamuese

Aktualitet

Humb jetën tragjikisht 31-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Humb jetën tragjikisht 31-vjeçarja shqiptare në Itali

Një 31-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në Itali, pasi është përpalsur për vdekje nga një makinë.

Mediat italiane bëjnë me dije se aksidenti tragjik ndodhi mbrëmë në zonë e Rimini të Italisë. Nga aksidenti ka mbetur e lënduar edhe një 21-vjeçare nga India, e cila ishte duke ecur me shqiptaren momentin kur makina i përplasi.

31-vjeçarja shqiptarja ka ndërruar jetë në vend ndërkohë e reja indiane ndodhet në spital në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Shoferi i makinës që akidentoi dy të rejat është arrestuar.

Sipas mediave italiane ai është rreth 60 vjeç. Drejtuesi i mjetit ishte duke shoqëruar një të afërm në spital në momentin e aksidentit tragjik. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese