Një 36 vjeçar ka pësuar atak kardiak teksa po punonte në një fasoneri në qytetin e Pogradecit.
I riu nuk ka filluar të mos ndihet mirë dhe për këtë arsye kolegët e tij të punës e kanë dërguar menjëherë në spital për të marrë kujdesin e duhur mjekësor. Fatkeqësisht nuk ka mundur të fitojë luftën me vdekjen pasi humbi jetën gjatë transportimit në spital.
"Sot, në lagjen nr. 4, Pogradec, shtetasi G. B., 40 vjeç, banues në Pogradec, mekanik, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, teksa punonte në një rrobaqepësi. Gjatë transportimit në spital, shtetasi G. B. ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës," thuhet në njoftimin e policisë.