Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Humb jetën nga Covid ish-punonjësi i policisë, djali i poetit të pushkatuar nga regjimi komunist

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

986d1997fe0d7b30b2497acc68e476c7

Perikli Leka ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare nga Covid. Ai ka qenë më herët punonjës policie i liruar nga detyra në vitin 2014.

Ishte i prekur nga koronavirusi prej disa javësh dhe nuk mundi t’i bëjë ballë komplikacioneve që i shkaktoi virusi famkeq.

I ndjeri, Perikli Leka ishte djali i Genci Lekës, mësuesit dhe poetit të pushkatuar në kohën e regjimit komunist.

perikli.jpeg

Genc Leka u lind më 23 mars 1941 në Bërzeshtë, në rrethin e Librazhdit, i biri i Bardho Fehim Lekës dhe Nergjize Lekës. I ati qe kryellogaritar në seksionin e tregtisë në Librazhd, më 1950 u arratis në Jugosllavi. Genci shkollën fillore dhe atë shtatëvjeçare i kreu sa në fshat, sa në Librazhd. Në vitet 1957-61 ndoqi shkollën pedagogjike të Elbasanit dhe pastaj më 1960-61 e emëruan mësues në Zdrajsh, në krahinën e Çermenikës. Në vitet 1967-68 shërbeu ushtar, pranë Cërrikut.

Prej vitit 1959 ishte vënë në përpunim nga organet e Sigurimit. U arrestua më 31 gusht 1976, procesi i gjykimit u zhvillua në Librazhd në datat 6-13 qershor 1977. Me vendimin nr. 45 më 16 qershor 1977 dënohet me pushkatim bashkë mikun e tij Vilson Blloshmi. Pas një kërkese për falje, më 16 korrik 1977 Presidiumi i Kuvendit Popullor njoftoi refuzimin e faljes së jetës. Ditën që pasoi, Ministria e Brendshme nxorri urdhërekzekutimin që u ekzekutua po atë ditë duke i pushkatuar poetët.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img