Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Humb jetën nga Covid 28-vjeçari që s’kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një i ri 28-vjeçar ka humbur jetën në Itali për shkak të infektimit me Covid-19.

Ai ishte shtruar prej një muaji në spital, që të ditën e Pashkëve katolike në fund të muajit mars. Mediat italiane shkruajnë se 28-vjeçari Emanuele Stefano nuk kishte probleme të tjera shëndetësore.

Mushkëritë e tij nuk reaguan mirë ndaj trajtimit spitalor dhe dy javë më parë ai u transferua në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit të Leçes, ku gjendja e tij u përkeqësua më tej, duke çuar në vdekjen e tij.

I gjithë komuniteti është tronditur nga kjo ngjarje. Ai jetonte në Leçe me nënën e tij, e cila gjithashtu rezultoi pozitive me koronavirus.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img