Hapësire reklamuese

Sporti

Humb jetën në aksident rrugor rekordmeni botëror i maratonës për meshkuj

Shkruar nga Newsbomb
Humb jetën në aksident rrugor rekordmeni botëror i maratonës

Rekordmeni botëror i maratonës për meshkuj, Kelvin Kiptum nga Kenia, 24 vjeç, ka humbur jetën në një aksident rrugor në vendin e tij. 24-vjeçari humbi jetën në aksidentin tragjik së bashku me trajnerin e tij, Gervais Hakizimana nga Ruanda.

Rekordmeni botëror po udhëtonte me makinë bashkë me trajnerin në momentin fatal të aksidentit, shkruan BBC.

“Lajm tronditës. Kenia ka humbur një perlë të veçantë”, është shprehur ministri kenian i Sportit Ababu Namwamba lidhur me vdekjen e rekordmenit dhe trajnerit.

Sebastian Coe, presidenti i Atletikës Botërore, tha se Kiptum ishte "një atlet i jashtëzakonshëm që la një trashëgimi të jashtëzakonshme, do të na mungojë shumë".

Sebastian Coe, presidenti i Atletikës Botërore, tha se Kiptum ishte "një atlet i jashtëzakonshëm që la një trashëgimi të jashtëzakonshme, do të na mungojë shumë".

Aksidenti rrugor ndodhi rreth orës 23:00 me orën lokale të dielën, citohet të ketë thënë policia nga agjencia e lajmeve AFP.

Teksa ka ndarë detaje të mëtejshme të aksidentit, policia tha se Kiptum ishte shoferi i automjtetit, ndërsra trajneri ishte pasagjer.

Një zëdhënës i cituar nga AFP tha gjithashtu se në makinë ndodhej dhe një person i tretë, e cila ishte femër. Sipas burimeve ajop është plagosur dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital.

Rekordi botëror i Kiptum në maratonën 2:00:35, i vendosur në Maratonën e Çikagos në tetor të vitit të kaluar, u ratifikua vetëm disa ditë më parë nga world Athletics.

24 vjeçari kishte kaluar vetëm në vrapimin e maratonës nga garat me distanca më të shkurtra një vit përpara se të vendoste atë ritëm rekord.

Ai gjithashtu kishte njoftuar së fundmi planet për t’u bërë atleti i parë që do të vrapojë një maratonë zyrtare në më pak se dy orë, në Roterdam në prill.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese