Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Humb i shumëkërkuari Ervis Martinaj, familjarët bëjnë kallëzim në polici (Mesazhi i fundit që u la të afërmve)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Familjarët e Ervis Martinajt kanë kallëzuar në polici se kanë humbur kontaktet me të shumëkërkuarin e policisë.

Bëhet me dije se ka qenë xhaxhai, Faik Martinaj, i cili ka bërë kallëzimin në polici duke thënë se prej disa ditësh ka humbur kontaktin me nipin e tij.

Familjarët pretendojë se ata nuk kanë pasur asnjë kontakt, por merrin lajme nga miqtë e tij, por as ata s’kanë folur me Martinajn, teksa shprehen se mund t’i ketë ndodhë diçka e keqe.

“Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait Ervis Martinaj, i cili është shpallur ne kërkim nga Prokuroria e posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dje (të martën) rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë, që për arsye sigurie nuk dua të përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është nga Puka, se Ervisi është zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të. Dua të theksoj se që prej kohës që nipi Ervisi është shpallur në kërkim nuk kam pasur asnjë kontakt me të drejtpërdrejt apo ne telefon, por vetëm nëpërmjet personave të afërm.

Ne si familje kemi dyshime se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale që kërkojnë ta eliminojnë. Ne kemi pritur deri ditën e sotme që mos kemi ndonjë kontakt me nipin Ervisin, por nuk kemi arritur të kontaktojmë dhe nuk kemi asnjë lloj informacioni për vendndodhjen edhe gjendjen e tij. Sot në drekë (e mërkurë) rreth orës 12:00, të shqetësuar lidhur me gjendjen e nipit Ervisit, kam njoftuar punonjësin e policisë së komisariatit Kurbin P. T. për sa thashë me sipër”, thuhet në kallëzimin e xhaxhait të Ervis Martinajt.

Kjo është hera e parë në Shqipëri që familjarët e një të shumëkërkuari shkojnë në polici për të kallëzuar që kanë humbur kontaktin me të shpallurin në kërkim.

“News24” raporton se Policia e Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm për të kuptuar më saktë se çfarë ka ndodhur. Ndërsa raportohet se mesazhi i fundit që ai i ka dërguar familjarëve me anë të miqëve të tij është që të bëjnë kujdes.

Ervis Martinaj është një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri, aktualisht ndodhet në kërkim ndërkombëtar, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani e akuzoi si porositës i vrasjes së Endrit Dokles për 100 mijë euro.

Nga përplasja e grupeve kriminale rivale, Ervis Martinaj ka humbur disa miq të tij. Vetëm pak javë më parë iu bë atentat krahut të djathtë të Ervis Martinajt, Ylli Ibrahimi. Nga atentati mbeti i vrarë 27-vjeçari Klevis Preçi, ndërsa Ibrahimi u plagos rëndë, por arriti t’i mbijetonte plagëve.

Lexo edhe: “Mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe”, ZBARDHET KALLËZIMI i xhaxhait të Ervis Martinaj në Polici (Dyshimet për inskenim të “zhdukjes”)

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img