Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
1kmh
0 %
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
36 °
E premte, 1 Korrik, 2022
spot_img

Ndahet nga jeta VJOSA BERISHA, vajza me optimizmin për jetën, karriera e gjatë artistike që çimentoi emrin e saj në Kosovë e Shqipëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ikja e Vjosa Berishës, regjizores e producentes së talentuar kosovare, ka tronditur mbarë opinionin publik në të dy anët e kufirit.

Vjosa Berisha u nda nga jeta ditën e sotme dhe lajmin e dha bashkëshorti i saj Fatos Berisha. Vjosa ishte duke marrë mjekim në University College Hospital në Londër por nuk ia doli me sëmundjen, edhe pse, në të gjitha intervistat e saj që pas diagnostikimit të sëmundjes kishte shfaqur optimizëm.

albsig

spring

Ishte prilli I vitit 2021 kur Vjosa u diagnostikua me kancer në vezore, dhe sic ka rrëfyer edhe vetë, menjëherë u kryen procedurat e operacionit, edhe pse ishte kohë pandemie.

“Që pas moshës 40 vjeçare, njëherë në vit bëj kontrollet” pat deklaruar regjizorja, që muajt e fundit deklaronte se ishte edhe vegane.

Vjosa Berisha ishte themeluese e festivalit PriFilmFest, edicioni i 14-të i të cilit është planifikuar për 26-30 korrik, ndërsa për t’i mbështetur filmbërësit e Ukrainës, ky edicion do të jetë nikoqir i edicionit të 13-të të Odesas.

E diplomuar në master të Arteve në Media dhe Komunikim nga Universiteti i Westminster, Londër në Mbretërinë e Bashkuar dhe me një diplomë pasuniversitare në Diplomaci Bashkëkohore nga Universiteti i Maltës, në Maltë, Vjosa Berisha ka pasur përvojë mbi 20 vjet në industrinë e filmit.

Që nga viti 2013-të, Vjosa Berisha është gjithashtu anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit.

Gjithashtu ajo ishte producente e dy filmave artistikë, “Cirku Fluturues” (2019) me skenaristin dhe regjisorin Fatos Berisha dhe bashkëprodhoi filmin artistik maqedonas “The Happiness Effect” (2019) me regjisorin Borjan Zafirovski.

Ajo ka punuar në shumë projekte për marrëdhënie me publikun dhe media, duke udhëhequr shumë fushata të suksesshme komerciale, politike dhe ndërgjegjësuese.

Një nga projektet e shquara të udhëhequra nga ajo ishte menaxhimi dhe zbatimi i fushatave gjatë procesit që çoi në Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, i cili përfshinte një sërë fushatash ndërgjegjësuese.

Vjosa ishte një pikë frymëzimi për të gjithë ata persona që vuajnë nga kanceri, duke dhënë shpesh herë mesazhe motivues për të gjitha gratë dhe bashkëshortët e tyre që përballen me këtë sëmundje.

Me ndarjen e saj nga jeta, skena artistike e Kosovës humbi një nga figurat e saj më të shquara ne dy dekadat e fundit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img