Hapësire reklamuese

Aktualitet

Humb 5 vjeçari në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Shkruar nga Newsbomb
Humb 5 vjeçari në Tiranë, familjarët kërkojnë

Një i mitur pasditen e sotme është denoncuar si i zhdukur nga familjarët. Burime për mediat bëjnë me dijse se 5-vjeçari nga Tirana, Alion Lika, rreth orës 18:00 ka humbur rrugën.

Kanë qenë familjarët ata të cilët menjëherë janë drejtuar në polici si dhe kanë kërkuar ndihmën e mediave për gjetjen e të miturit.

Fëmija dyshohet se ka humbur në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë.

Familjarët kanë vënë në dispozicion numrin e kontaktit: 0675508070

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.07.2022, rreth orës 19:00, është larguar nga familjarët (gjyshja e tij), një fëmijë 5 vjeç. Sipas familjarëve dyshohet se fëmija mund të jetë larguar në drejtim të Brrylit. Fëmija ka veshur bluzë të verdhë dhe tuta të zeza.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që mund ta kenë parë fëmijën ose mund të kenë informacion për vendndodhjen e tij, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu