Hapësire reklamuese

Aktualitet

Human Rights Watch flet për marrveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët: Të ndërhyjë BE

Shkruar nga Newsbomb
Human Rights Watch flet për marrveshjen Itali-Shqipëri për

Marrëveshja e Shqipërisë me Otalinë shkel ligjet ndërkombëtare dhe është abuzime në disa aspekte, duke përfshirë krijimin e harresave ligjore për njerëzit vunerabël, megjithatë plani për të cuar në shqipëri personat e shpëtuar në detin Mesdhe duket se do të realizohet. Në 29 janar, Gjykata Kushtetuese e shqipërisë i hapi rrugën shqyrtimit parlamentar në vend. Në Itali, marrëveshja është para senatit pasi ka kaluar në dhomën e ulët të parlamentit në fillim të janarit.

Këto janë shqetësimet e Judith Sunderland, drejtore e asociuar për divizionin e Europës në Human Rights Watch që kërkon menjëherë vëmendjen e organizmave më të lartë të Bashkimit Europian për të parë nga afër këtë marrëveshje mes dy shteteve.

Plani italian është për ndërtimin e dy qendrave në Shqipëri, me një kapacitet prej 3000 personash, ku do të pranohen vetëm meshkujt, duke përfshirë edhe kërkuesit për azil që kapen në det nga roja bregdetare italiane. Plani sipas vlerësimeve të ekspertëve për pesë vitet e para do të kostojë 700 milionë euro.

Plani ngre shumë pyetje, shkruan Judith Sunderland nga Human Rights. Si do të bëhet devijimi i anijeve italiane të shpëtimit për të zbarkuar në Shqipëri në vend të porteve më të afërta italiane në operacionet e kërkim shpetimit? A do të ndahen familjet? Ku dhe kush do të identifikojë burrat e pambrojtur? Si do të garantojnë autoritetet italiane procedurat e drejta të azilit apo rishikimin gjyqësor të ndalimit në Shqipëri. Eshtë e paqartë se cili ligj do të zbatohet, shkruan më tej drejtoresha. Italia pretendon se do zbatohet ligji italian por edhe ai i BE, por Komisioni Evropian tha fillimisht se plani “është jashtë ligjit të BE”. Më vonë u ndryshua qëndrim duke thënë se do të monitoronin zbatimin për të vlerësuar “përputhshmërinë me ligjin e BE”. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri u shpreh se në qendrat në vend do të zbatohej ligji shqiptar.

Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut paralajmëroi se “mungesa e sigurisë ligjore ka të ngjarë të minojë garancitë thelbësore të të drejtave të njeriut”. Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha javën e kaluar se marrëveshje të ngjashme ekstraterritoriale "kanë shkaktuar vuajtje dhe dëme të mëdha".

“Komisioni Evropian duhet të ndërhyjë, si për të vlerësuar nëse plani është në përputhje me detyrimet e Italisë sipas Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së dhe ligjit të BE-së për azilin, ashtu edhe për t'i dërguar një mesazh të qartë Shqipërisë se pranimi i saj në BE kërkon që ajo të respektojë këto standarde” shkruan drejtorja e Human Rights Watch.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese