Gjatë sulmeve dhe tensioneve në veri të Kosovës deri më tani kanë mbetur të vdekur 8 kriminelë serbë. Sipas mediave kosovare pretendohet se një prej serbëve të vrarë është identifikuar dhe është Radomir Poçuça.
Radomir Poçuça ka shërbyer si zëdhënës i njësitit special të anti-terrorit në Serbi, dhe është i njohur dhe i dënuar edhe si pjesëmarrës në luftëra të huaja nga shteti serb. Ai kishte marrë pjesë në luftën e Donbas në krahun e separatistëve të mbështetur nga Rusia më 2014.
Radomir Poçuça, pretendohet se eshte serbi i vrare
Pas kthimit nga fronti ukrainas ai është angazhuar në fondacionin ‘Kapetan Dragan’, krimineli serb i luftës dhe ishte edhe anëtar i partisë ultra-nacionaliste serbe ‘Zavetnici’. Ai ka qenë edhe kandidat për deputet në Kuvendin serb të kësaj partie në zgjedhjet e 2022.
LEXO EDHE:Me plumb në kokë, del FOTO e kriminelit serb, shkon në 6 numri i sulmuesve të vrarë
Gjithashtu mësohet se Poçuça ka punuar edhe si gazetar në televizionin serb, mirëpo e kishte braktiskur pasi kishte shkuar në Ukrainë. Fotot e tij në rrjetet sociale tregojnë se ishte një ekstremist dhe që qëndronte i armatosur.
* Titulli i artikullit është ndryshuar pas sinjalizimit nga Faktoje.al. Gjithashtu, rezulton se personi i pretenduar në fotografi nuk është Radomir Poçuça, pasi personat e vrarë në manastirin e Banjskës nuk janë identifikuar zyrtarisht.