Hoxhë Elvis Naçi ka reaguar për debatin që ka lindur brenda komunitetit mysliman pas pjesëmarrjes së tij dhe hoxhë Omer Bajramit në emisionin Top Show, të premten e kaluar.
Naçi ka akuzuar drejtuesit e emisionit në Top-Channel për kurth dhe intriga, pasi në fillim ishin marrë vesh që të mos kishte një përballje mes tij dhe hoxhë Bajramit, pasi sipas fesë kjo nuk është e lejuar.
Hoxhë Naçi ka publikuar një video ku sqaron të gjithë besimtarët duke theksuar se ky është një mësim “që herë tjetër të mos bëhet atentat” ndaj tyre.
[embed]https://www.youtube.com/watch?v=zA4nphr_cyE&feature=youtu.be[/embed]
Sondazh
Poll