Hoxha kontroversial i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është rikthyer me deklaratat e tij që kanë shokuar mbarë opinionin publik në Kosovë por edhe më gjerë.
Shefqet Krasniqi, në një mesazh predikues thotë se vajtja në plazh është një nga mëkatet më të rënda për myslimanët. Ai thotë se femrat që shkojnë në plazh janë prostituta, pasi dalin vetëm me rroba plazhi, ndryshe nga disa vite më parë kur plazhin e bënin pa problem edhe të mbuluara.