Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Hoxha: Netflix do nxjerrë dokumentar për grupet e Elbasanit. Si e trafikojnë Çapjat kokainën në Londër, do dali dhe foto e Ramës me ta

Shkruar nga Newsbomb
Hoxha: Netflix do nxjerrë dokumentar për grupet e Elbasanit. Si e

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka thënë sot në “Opinion” se kompania e filmave NETFLIX do të nxjerrë së shpejti një dokumentar për grupet e drogës që nisin nga Kolumbia dhe përfundojnë në Elbasan.

Bëhet fjalë për fisin Çapja. Ai tha se ka shumë detaje lidhur me ta, madje u shpreh se në dokumentar do paraqitet edhe fotografia e kryeministrit Edi Rama me ta.

Hoxha: Një nga kompanitë më të madhe që prodhon filma, NETFILX, ka prodhuar një dokumentar i cili fillon me kartelin e Gjirit në Kolumbi dhe mbaron në Elbasan dhe merret me Çapjat. Do shikosh se si e trafikojnë kokainën në Londër grupet e Elbasanit. Në Elbasan nuk janë dy, janë katër grupe në konflikte me njeri-tjetrin. Ka dhe një grup të pestë që është i tërhequr, është i vjetër sa Çapjat, por është i tërhequr dhe nëse do të hyjë në lojë futet. Te dokumentari do shikosh dhe foton e kryeministrit me Çapjat. Janë pamje që ata që fluturojnë si Alket Islami e marrin kokainën në shpinë dhe e trafikonte përtej kufirit.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed