Hapësire reklamuese

Politikë

Hoxha: Ilir Meta po hetohet personalisht nga Altin Dumani

Shkruar nga Newsbomb
Hoxha: Ilir Meta po hetohet personalisht nga Altin Dumani

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ish-presidenti Ilir Meta po hetohet personalisht nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani për aferën CEZ-DIA.

Duke folur në “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se janë bërë kallëzime të mëparshme për aferën më të turpshme në Shqipëri. Në këto kallëzime kanë figuruar emrat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit të PD, Genc Ruli si dhe emri i ish-prokurorit Adriatik Lalla.

Këto çështje datojnë rreth shtatë vitë më parë, rreth viteve 2016-2017 që sipas gazetarit janë pezulluar. Sakaq, ai shprehet se kallëzimi i tanishëm për aferën CEZ-DIA dhe lidhjen me kryetarin e Partisë së Lirisë, ka nisur në korrik të vitit 2019 dhe po ndiqet direkt nga Altin Dumani.

Në këtë dosje, sipas Hoxhës, Ilir Meta është akuzuar në vitin 2009 pasi dyshohet se kur janë bërë tratativat për privatizimin e OSHE, ai ka ndikuar nëpërmjet ambasadorit shqiptar në Pragë të Çekisëm dhe në cilësinë e Ministrit të Jashtëm asokohe, akuzohet se ka shpërdoruar detyrën për negociata që kompania DIA të mblidhte borxhet e shqiptarëve.

"Kallëzimi i parë që është bërë për historinë e CEZ-DIA ka qenë për Berishën, Rulin dhe disa funksionarë, kjo është pushuar. Kallëzimi i dytë ka qenë për Metën, Berishën dhe të tjerë. Këto kanë ndodhur në 2016-2017. Ishte prokurori Llalla dhe këto u pushuan. Kallëzimi i tanishëm, është dosja 55, ndjekur direkt nga zoti Altin Dumani. Ka filluar në korrik 2019.

Në këtë dosje, Meta është akuzuar sepse në vitin 2009, kur janë bërë tratativat për privatizimin e OSHE, ka ndikuar nëpërmjet ambasadorit tonë në Pragë, në cilësinë e Ministrit të Jashtëm, akuzohet se ka shfrytëzuar pozicionin, për të negociuar që mbledhjen e borxheve të qytetarëve shqiptarë, ta bënte kompania DIA. Ka dalë garant që ky është njeri me lidhje të forta dhe ka infrastrukturën për ta bërë këtë.

DIA ka marrë 1.5 milionë euro, pa u firmosur akoma marrëveshja.

Prokuroria disponon, prova, filmime, dëshmi, udhëtime, të Kastriot Ismailaj me Metën. Madje është një vendim që ka favorizuar CEZ, i cili i jepte mundësinë të fitonte mbi 30 milionë euro. Duke ndikuar te ERT, është ndryshuar cmimi i energjisë, është ulur me gati 30%", deklaroi Hoxha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese