Hapësire reklamuese

Politikë

Hoxha i ndërpret fjalën, Rama nga Pogradeci: Shqipëria është një vend i qëndisur nga Zoti, përpara kemi vitet e një transformimi epokal ku njerëzit nuk do të duan të ikin

Shkruar nga Newsbomb
Hoxha i ndërpret fjalën, Rama nga Pogradeci: Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar takime me qytetarët e Pogradecit, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, por gjatë fjalës së tij ai është ndërprerë nga thirrja e pasdites e Hoxhës nga xhamia e qytetit. Kryeministri ndaloi fjalën e tij dhe u ul, për të pritur deri sa të përfundonte thirrja e Hoxhës.

Përsa i përket fushatës, Rama foli për projektet që ka qeveria për aeroportet dhe portet e rinj në vendin tonë, teksa e krahasoi Shqipërinë me Kroacinë. Rama tha se Kroacia ka arritur që me anë të aeroporteve të bëhet vendi i 7-të në botë për numrin e turistëve, ndërsa shtoi se Shqipëria është një vend edhe më i bukur se Kroacia.

Ai u shpreh se Shqiëpria është një vend i qëndisur nga Zoti në një ditë të diele, teksa shtoi se vitet e ardhshme do të jenë vite të një transformimi epokal ku qytetarët nuk do të duan më të largohen nga vendi ynë.

“Në Sarandë ka nisur puna për portin e ri turistik, në Vlorë nis puna pasi projekjti ka pqërfunduar dhe procedurat janë kryer, ndërsa në vitin 2023 presim të nisë puna në portin e ri të Shëngjinit. Për ju që thoni se për çfarë na duhen kaq shumë aeroporte? Kroacia ka 9 aeroporte dhe është fuqia e 7-të në botë për numrin e turistëve. Kroacia është një vend i mrekullueshëm, por Shqiëpria është një vend i qëndisur nga Zoti sikur e ka bërë ditën e dielë kur ka qenë pushim.

Nga veriu deri në jug, nga lindja në perëndim. Mjafton të shikosh Pogradecin dhe mund të shikosh një nga zonat më të bukura. Nëse do të vazhdojmë me vullnet të fortë, të jeni të bindur që vitet që keni përpara, do të jenë vitet e një transferimi epokal. Shqipëria nuk do të jetë më vendi ku njerëzit do të duan të ikin, shqipëria do të jetë vendi ku të rinjtë do të kenë zggjedhje”, tha Rama.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.