Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
15 %
3.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
7 °
Pre
10 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Hoxha: Gazetarët amerikanë kanë “bombarduar” Ramën me telefonata

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama është akuzuar sot nga opozita se ka patur lidhje me ish-zyrtarin e FBI-së Charls McGonigal, i cili është akuzuar në SHBA për udhëtime të padeklaruara në Shqipëri dhe që dyshohet se ka marrë 225 mijë dollarë për një çështje lobimi.

Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në emisionin Opinion, thotë se pas publikimit të këtij lajmi nga mediat në SHBA, shumë gazetarë amerikanë kanë telefonuar kryeministrin Edi Rama për t’i kërkuar informacione lidhur me këtë çështje.

Por sipas gazetarit Hoxha, Rama u është shprehur vetëm se do të fliste “off records” me gazetarët amerikanë.

Poli Hoxha: Gazetarët, analistët, mediat më të mëdha amerikane, do të jap lajmin, po e them publikisht, le të dalë z.Rama të ma përgënjeshtrojë, dhe të Europës, por sidomos amerikanët, e kanë bombarduar z.Rama me telefonata direkte. Ka 24 orë po them. Dhe përgjigjia është vetëm off records.

Blendi Fevziu: Ç’domethënë off records?

Poli Hoxha: Domethënëhajde bisedojmë por jo… off records në median amerikane është që mos më publiko.

Lorenc Vangjeli: Që gazetarët e huaj kërkojnë shpjegime nga Rama…

Poli Hoxha: Po pse nuk e jep shpjegimin more zotëri…

Lorenc Vangjeli: Kjo është tjetër histori.

Poli Hoxha: Le të thotë unë s’kam punë në Amerikë.

Më shumë


spot_img









spot_img