Hoti: Marrëveshja e Washingtonit ka krijuar mundësi të reja për Kosovën

Publikuar tek: rajon, më 07:13 24-09-2020 Hoti: Marrëveshja e Washingtonit ka krijuar mundësi të reja për Kosovën Kryeministri Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha sot se zhvillimet e fundit politike dhe marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë, kanë krijuar mundësi të reja për zhvillimin e Kosovës.

Kryeministri Hoti tha se është koha për të punuar bashkë të gjithë për të shfrytëzuar siç tha, momentin e jashtëzakonshëm pas dakordimit të 4 shtatorit në Washington.

“Nga kjo marrëveshje janë së paku 1 miliard dollarë amerikanë financim për projekte infrastrukturore që janë të listuara në marrëveshje; hekurudha, autostrada, studimi i fizibilitetit për hekurudhën për Durrës dhe projekte tjera infrastrukturore, një skemë e veçantë për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të cilën do ta zhvillojmë së bashku me odat ekonomike dhe në konsultim me partnerët amerikanë edhe projekte të ndryshme të Partneritet publiko-privat që mund të zhvillohen. Disa prej tyre janë të gatshme, siç është projekti i Brezovicës ose stacioni intermodal këtu në dalje të Prishtinës që e kthen Kosovën në qendër të infrastrukturës në nivel të regjionit duke lidhur portin e Durrësit, portin e Selanikut, Stambollin dhe gjithë Evropën Qendrore”, tha ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në arrest shtëpie, por nuk e la ‘profesionin’, arrestohet shqiptari duke shitur kokainë në banesë
»
Article Logic
Execution time: 0.010663032531738
array(1) { ["section"]=> string(77) "hoti-marreveshja-e-washingtonit-ka-krijuar-mundesi-te-reja-per-kosoven-221450" }