Hoteli përfshihet nga flakët, evakuohen pushuesit (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 13:54 22-05-2018 Hoteli përfshihet nga flakët, evakuohen pushuesit (VIDEO) Nga ngjarja

Një hotel disa katësh është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Majorka të Spanjës, pasi disa turistë britanikë kishin tentuar të zgjonin mikun e tyre nga gjumi duke i vënë flakën këmbëve të tij me çakmak.

Sipas mediave të huaja, rrengu i të rinjve nuk ka shkuar siç duhet, ndërsa flaka është përhapur me shpejtësi në të gjithë hotelin e ndihmuar nga era.

Të gjithë pushuesit janë evakuuar me shpejtësi nga forcat zjarrfikëse, ndërsa turistët britanikë janë shoqëruar në komisariat.

Nga incidenti nuk ka asnjë të lënduar, ndërkohë që çmimi i dëmeve të shkaktuara është shumë i madh.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk iu hap parashuta, vdesin dy 'specialistët' e ajrit (VIDEO)
Ministrja daneze propozon që myslimanët të mos punojnë gjatë Ramazanit »
Article Logic
Execution time: 0.011414051055908
array(1) { ["section"]=> string(61) "hoteli-perfshihet-nga-flaket-evakuohen-pushuesit-video-121704" }