Hoteli luksoz në Rinas, makina Audi… SEKUESTROHEN pasuritë e paluajtshme të BARONIT TË DROGËS, ‘koka’ e laboratorit në Has  (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:58 04-02-2019 Hoteli luksoz në Rinas, makina Audi… SEKUESTROHEN pasuritë e paluajtshme të BARONIT TË DROGËS, ‘koka’ e laboratorit në Has  (DETAJE) -Bar - Restorant -Hotel “ Resort Ador' nen sekuestro

Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda duke vendosur masën e sigurimit personal pasuror dhe sekuestros preventive për pasuritë e paluajtshme të biznesmenit nën hetim Admir Hoxha, i cilësuar si ideatori i laboratorit të drogës në Has.

 Pasuritë janë:

 -Bar - Restorant -Hotel “ Resort Ador” sipërfaqe 3320 m2, me katër kate bar restorant, parking dhe hotel , në Rinas Tiranë, si dhe bllokimin e aseteve.

-Automjeti tip Audi me targe  AA111MP .

Kërkesën e parashtruan prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

"Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimin penal të vitit 2016, për  kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale  nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283, 283/a, 333/a dhe 334 i K.Penal, procedim penal i regjistruar mbi bazën e akteve të referuar nga Komisariati i Policisë Kavajë.

Nga aktet e administruara rezulton se Prokuroria Kavajë me datë 14.11.2016 ka regjistruar procedimin penal për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i K.Penal.

Nga aktet e referuara nga Shërbimi i Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë rezultuar të dhëna për një grup personash të paidentifikuar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohej se trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë, si dhe trafikonin lëndë narkotike të llojit heroinë nga vendet e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Në këto rrethana, nga  Prokuroria për Krime të Rënda ka pranuar aktet dhe regjistroi procedimit penal 2016 për veprën penale parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Gjatë hetimit nga organi procedues është urdhëruar regjistrimi i veprave penale të parashikuara nga nenet 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Hetimet treguan se një grup personash, banorë në qytetet të ndryshme të vendit, vepronin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim kryerjen e veprave penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, trafikimit të narkotikëve, si dhe dispononin pasuri të paluajtshme, të cilat dyshohet se janë produkt i  veprave penale.

Gjatë hetimit po ashtu ka rezultuar se pjesëtar të këtij grupi kriminal kryenin edhe vepra penale të tjera, si korrupsioni në sektorë të publik të ndryshëm, si hipotekë, polici, bashki dhe në institucione të tjera të administratës shtetërore.

Pasuritë e shtetasit Admir Hoxha dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e krijuara nga aktiviteti  kriminal dhe bazuar në nenet 274, 275, 276, të Kodit Penal dhe neni 36 të   Kodit të Procedurës Penale.nenin  11 të ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, thuhet ne njoftimin e Prokurorisë.  

Kujtojme se Admir Hoxha, ideatori i krijimit të laboratorit të zbuluar në Brenog të Hasit prej muajsh është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia. 

Rezulton se Admir Hoxha është forca e udhëheqëse në ngritjen e laboratorit së bashku me tre bashkëpunëtorë shqiptarë dy prej të cilëve nga grupi Shijakut, 2 turq dhe dy kosovarë. 

Dy turqit, Iskender Sale dhe Nejdet Cesuroglu, (ky i fundit u gjet i vdekur disa ditë më parë në një banesë në Mitrovicë) dhe një shtetas nga Kosova me emrin Xhemal Shalla, kanë takuar në Durrës, kushërinjtë Hekuran dhe Admir Hoxha, lidhur me fshehjen e heroinës që do përpunohej dhe më pas do trafikohej drejt vendeve të BE, përmes Portit të Durrësit.

LEXO EDHELABORATORI NË HAS, ZBULOHET LIDHJA E 'RONIT TË SHIJAKUT' ME TRAFIKUN E DROGËS, I AFËRM I BIZNESMENIT ADMIR HOXHA 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010637044906616
array(1) { ["section"]=> string(131) "hoteli-luksoz-ne-rinas-makina-audi-sekuestrohen-pasurite-e-paluajtshme-te-baronit-te-droges-koka-e-laboratorit-ne-has-detaje-151514" }