Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Hotelet me 5 yje, Basha i kthehet keq Ramës: Ti dhe ministrat e tu e dinë shumë mirë pse e kam fjalën, s’duhet votuar buxheti

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një nga pikat e projekt-buxhetit të 2018-ës ishte edhe ndërtimi i hoteleve me 5 yje, për efekt të turizmit dhe rritjes ekonomike.

Basha ka replikuar me kryeministrin duke thënë se hotele të tilla ka nqë Shqipëri dhe këtë gjë e di shumë mirë Rama dhe ministrat e tij.

“Unë nuk nuk i ndaj njerëzit në demokratë e socialistë, i ndaj si të lidhur me krimin dhe ata që fitojnë para të ndershme. I ndaj në demorkatë e socialistë të ndershmë që duan një vend dhe një grusht horrash, kryesisht në partinë tënde, dikush ishte në oborrin e partisë time që sot e ke mbledhur ti në oborrin e partisë tënde.

Nuk do fjalën time, merr fjalët e departamentit amerikan të shtetit, që e cilëson Shqipërinë si vend kryesor për pastrimin e parave të drogës, merr indeksin e Bazelit, 4 vite kryeministër. Nuk shikoje radarët që fikeshin, ministrin që merrte milionat e t’i sillte për zgjedhje. Ku ka drogë, qeshni me drogën deri sa një ditë the e mposhtëm drogën. Po çfarë droge mposhte kur ti thoje se s’ka drogë.

Gabon nëse mendon që dua të merrem me ty, s’me ka interesuar kurrë personi yt, por vendi dhe shqiptarët. Është detyra ime të paralajmëroj ata njerëz që të ndjekin si zombie të mos e ngrejnë kartonin për këtë buxhet për pastrimin e  parave dhe varfërimit të shqiptarëvë.

Ka hotele me 5 yje në Shqipëri, ti dhe minisitrat e tu e dinë shumë mirë. Të gjithë e dinë si janë ndërtuar, s’ka investitorë evropianë që po vjen për të ndërtuar këtu, por flota, apo ndonjë pensionist zviceran apo italin. Ta ndalim këtë buxhet, të bëjmë reformën zgjedhore e t’i kthejmë legjitimitetin kësaja salle, ti vëmë kufirin te thana këtij projekti kriminal dhe propozuesit të tij sot”, u shpreh Basha. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img