Hapësire reklamuese

Aktualitet

Horror pranë Ministrisë së Jashtme, i jep fund jetës duke u vetëdjegur një person

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë raportohet pranë godinës së Ministrisë së Jashtme në Tiranë, ku një person ka tentuar të vetëdigjet.

Sipas të dhënave paraprake, personi rreth 40-vjeç, i ka vënë zjarrin vetes. Ai është gjetur poshtë urës që lidh të dyja krahët e bulevardit “Zhan D’Ark”, përballë me ATSH-në.

Forca të policisë dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe e kanë transportuar drejt spitalit.

Mësohet se gjendja e tij është e rëndë pasi ka pësuar djegie të shumta

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.