Tirana
fog
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
100 %
0.5kmh
58 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Horror në Spanjë, një person futet me shpatë samurai në Kishë dhe sulmon besimtarët

Lajme të ngjashëm

Të paktën një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë pas një sulmi me shpatë në një Kishë në Spanjë.

Mediat vendase bëjnë me dije se atori i sulmit ka hyrë në Kishën e San Isidro në qytetin Algeciras të Cadiz duke mbajtur në dorë një shpatë samurai. Ai më pas ka nisur të sulmojë këdo që i dilte përpara.

Prifti i Kishës është mes personave të plagosur. Sulmi në Spajë vjen vetëm pak orë pas një tjetër sulmi të ngjashëm me thikë në një stacion metroje në Hamburg të Gjermanisë ku mbetën të vrarë 2 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Ndonëse nuk besohet se sulmet kanë lidhje, motivet në të dyja rastet mbeten ende të paqarta.


Më shumë