Tirana
moderate rain
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
60 %
1kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
25 °
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
22 °
E martë, 27 Shtator, 2022

Horror në Greqi, grabitësit hyjnë për të vjedhur banesën, mbysin me litar 20-vjeçaren, nënën e një vajze të vogël (DETAJE TRONDITËSE – FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje thriller ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, në Athinë, ku grabitësit kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vrarë një 20-vjeçare, nënë e një vajze 11 muajshe.

Mediat greke bëjnë me dije se katër persona kanë hyrë në një shtëpi për të grabitur në Glyka Nera. Hajdutët fillimisht kanë hyrë në shtëpi dhe janë ngjitur në dhomat lart të banesës, ku atje kanë gjetur kryefamiljarin, 32-vjeçarin Charalambos Anagnostopoulos, të cilin e kanë lidhur dhe kanë dalë.

Më pas grabitësit kanë zbritur në dhomën poshtë ku ishte 20-vjeçarja me vajzën e vogël. Ata kanë lidhur vajzën dhe e kanë tërturuar që të tregonte se ku ndodheshin paratë.

Pasi ajo ka treguar, ata i kanë marrë jetën duke e mbytur me litar. Mësohet se grabitësit ishin të informuar mirë dhe se e dinin se gjendja financare e familjes ishte e mirë. Ata në banesë kanë marrë 15 mijë euro dhe bizhuteri.

Kur 32-vjeçari arriti të zgjidhej dhe zbriti poshtë u përball me pamjet e tmerrshme, ku pa bashkëshorten e pajetë dhe pranë saj vazja që qante, teksa jashtë ishte edhe qeni i mbytur. Ai ka njoftuiar policinë duke thënë “ndihmë, më vranë gruan”.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dyshohet se autorët kanë qenë të huaj, pasi sipas 32-vjeçarit, nuk flisnin shumë mirë gjuhën greke.

Bashkeshorti i 20-vjeçares, me profesion pilot

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img