Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Horoskopi 2020: Ujori (Dashuria, Shëndeti, Paraja)

Shkruar nga Newsbomb
Ujori - Horoskopi 2020

Gjatë 2020-ës do të përjetoni momente mahnitëse, plot situata intriguese dhe momente të paharrueshme.

Nëse jeni beqarë, historitë romantike, që do t’ju bëjnë të bini në dashuri janë thuajse të paevitueshme.

Me tre eklipse hënore, dy eklipse diellore, një prej të cilëve bie i plotë në muajin dhjetor, përgatituni për mundësi të pafundme gjatë 2020-ës.

Dashuria

Partneri/ja do të të tregohet tepër joshës/e gjatë gjthë vitit ndërsa ju do të përjetoni një rindezje vitale të tërheqjes fizike dhe pasionit romantik.

Si në kohët e vjetra, partneri/ja do t’ju shprehë hapur vlerësimin dhe besimin që ka te ju.

Nëse jeni single historitë e dashurisë do të vijnë që herët këtë vit. Mes shkurtit dhe marsit, dashuri tepër pasionante kërkojnë vëmendjen tuaj. Shanset janë që këto histori nuk do të zgjasin shumë, por për të mos u humbur, ndaj shijoni momentin dhe kujdes, mos e dorëzoni lehtësisht zemrën.

Las qershorit do t’ju hapen mundësi për lidhje serioze dhe afatgjata.

Në fund të gushtit vëmendja juaj kthehet nga familja, përmirësimi i financave është një nga pikat kyçe për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Shëndeti

Viti 2020 do të jetë një nga më të mirët për sa i përket shëndetit fizik dhe mendor.

Nuk do të keni shqetësime serioze dhe për më tepër do të keni motivimin e duhur për të përmirësuar edhe më tej mirëqenien.

Për shqetësimet e vogla mos e neglizhoni doktorin. Shëndetin oral mos e lini pas dore, shkoni te dentisti! Terapi të ndryshme si ecjet, joga apo edhe SPA do t’ju ndihmojnë të fitoni energjitë e harxhuara. Nërsa disa ndryshime duhet t’i bëni edhe për një dietë sa më të shëndetshme.

E rëndësishme është që jeni të përkushtuar për t’u përkujdesur ndaj vetes, për të përmirësuar mënyrën se si ndjeheni dhe si dukeni.

Me fjalë të tjera, shëndeti i mirë ka për të ardhur më tepër falë meritës tuaj, sesa yjeve. Vazhdoni kështu dhe do të keni para jush një vit fantastik.

Paraja dhe karriera

Financiarisht gjërat do të jenë më të qeta dhe të qëndrueshme gjatë 2020-ës.

Do të keni një hov ambiciesh por që i lë rrugën më pas metodave më altruiste dhe vizionare.

Gjatë viteve të kaluar keni patur shpesh ulje-ngritje në fushën financiare dhe asetet që dispononi, dhe mund të keni qenë një prej Ujorëve që siguruan të ardhura të kënaqshme, por ky vit do të sjellë veç të tjerash edhe stabilitet.

Ajo për të cilën do të punoni këtë vit, do t’ju shpërblejë. Investimet janë ato që ju shpërblejnë më tepër, ndaj këtë vit mund ta gjeni veten në një shtëpi të re, një ambient të ri edhe më të mirë.

Këshillat:

Janar: Moment i mirë të krijoni lidhje të reja, por që duhen trajtuar me kujdes

Shkurt: Dashuria do të përmirësohet së tepërmi gjatë këtij muaji

Mars: Rekomandohet dietë dhe ushtrime fizike

Prill: Falë pozicioneve planetare, jeta personale do të jetë tepër e mirë

Maj: Momente me fat dhe situatë financiare tepër e mirë

Qershor: Mos u stresoni dhe kontrolloni impulset

Korrik: Këtë muaj, komunikimi dhe sinqeriteti janë çelësi që marrëdhënia të ecë përpara

Gusht: Evitoni blerjet impulsive dhe shpenzoni para për aktivitete relaksuese

Shtator: Takti dhe diplomacia do të bëjnë mrekullira në karrierën tuaj. Marrëdhënia me klientët është çelësi i suksesit

Tetor: Do të keni promovim, rritje rroge

Nëntor: Mund të ndodhin shpenzime të papritura

Dhjetor: Evitoni ushqimet me yndyrë, do iu shkaktojnë probleme me sistemin tretës

"Horoskopi 2020" - © Newsbomb.al (Ndalohet rreptësisht kopjimi)

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll