Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Horoskopi 2020: Gaforrja (Dashuria, Shëndeti, Paraja)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Më i qetë se viti që lamë pas, 2020-a ka për të qenë një nga vitet më me fat në jetën tuaj.

Fokusohuni gjatë këtij viti për të kuptuar më tepër mitotivimet tuaja sekrete, për të kuptuar për se e doni diça dhe çfarë ndez te ju reagimet emocionale dhe intuitive.

Universi nuk pret, dhe nuk do kurrë perfeksion, por akti i qartësimit të veprimeve dhe reagimeve tuaja, do t’ju ndihmojë të qartësoni rëmujën e subkoshiencës tuaj që tenton të shfaqet në momentet më të pafavorshme dhe ju bëhet pengesë.

Tre eklipset hënore do të sjellin emocione pozitive në historitë e dashurisë, duke ju bërë të kuptoni se ka mjaftueshëm vend për zhvillim të brendshëm dhe aventurë të jashtme në jetën tuaj.

Një eklips i plotë diellor në dhjetor shton energjitë në rutinën tuaj që do të thotë më shumë punë e po ashtu më tepër shpërblime.

Dashuria

Historitë romantike dhe shoqëritë e vjetra janë tema e fillimit të vitit 2020. Gjatë janarit dhe deri në mesin e marsit prisni nga partneri/ja të tregojë një nevojë të fortë për të qartësuar angazhimet emocionale të shkuara apo të kërkojë zgjidhjen e situatave të paqarta sociale.

Disa Gaforre, kryesisht ata të lindur në fillim të korrikut mund të presin kthimin e një dashurie të vjetër. I/e dashura tuaj do të përqendrohet fuqimisht në prioritetet e kaluara emocionale në fillim të këtij viti: sigurohuni që të gjitha idetë, planet dhe synimet tuaja romantike të kuptohen qartë dhe diskutohen hapur.

Pas marsit, do të bëni hapa të mëdhenj në marrëdhënien tuaj. Shumë Gaforre do të mbyllin ciklin e një marrëdhënieje të gjatë gati 5 vjeçare duke kaluar në faza më të rëndësishme. Këtu vëzhgoni me kujdes se si partneri/ja do të bëjë hapin kryesor. Progresi i plotë do të vijë atëherë kur i/e dashura të ndjehet nën kontroll dhe i/e vlerësuar.

Midis 17 prillit dhe 12 qershorit, prisni të merrni njoftime të rëndësishme edhe nga familjarët tuaj.

Progresi do të jetë i ngadaltë dhe i qëndrueshëm. Por qëndroni të hapur ndaj ideve të reja dhe propozimeve të papritura.

Shëndeti

Kujdes me stresin! Shëndeti juaj gjatë vitit 2020 do të jetë intensivisht i influencuar nga niveli i stresit.

Stresi dobëson sistemin imun, duke ulur edhe fuqinë e trupit për të luftuar sëmundjet. E duhet se periudha me më tepër stres gjatë këtij viti do të jetë gjatë verës.

Një dietë e pasur me vitamina por me pak kalori, si dhe ushtrimet fizike janë arma që keni në dorë për të tejkaluar këtë periudhë. Nëse regjistroheni në palestër, apo dilni për vrap, gjithçka është një plus, qoftë edhe regjistrimi në grupe aerobie, vallëzimi apo joga.

Mos neglizhoni orarin e gjumit. Gjumi është një armik i stresit, sidomos kur vendosni një rutinë të shëndetshme për të fjetur apo relaksuar sa herë që keni nevojë.

Paraja dhe Karriera

Puna vijon të mbetet ekstremisht e rëndësishme. Është një proces i gjatë i të mësuarit se çfarë funksionon më mirë për ju, çfarë përshtatet me obligimet dhe përgjegjësitë juaja dhe që mund t’ju ndihmojë të arrini qëllime edhe më të mëdha.

Disiplina dhe dedikimi janë çelësi për të përmbushur çdo punë që ju ngarkohet. Gjatë tre muajve të parë, do të keni oferta tepër joshëse. Nëse keni përcaktuar qëllime, ambicia, pasioni dhe puna e palodhshme do t’ju ndihmojnë t’i arrini gjatë shkurtit, marsit dhe prillit.

Kjo është edhe pjesa më e mirë e vitit për të bërë progres, puna juaj nuk do të kalojë pa u vënë re dhe mund të shpërbleheni përpara verës.

Këshillat:

Janar: Emocione të forta në lidhje me familjen dhe dashurinë, do ta keni të vështirë t’i tejkaloni

Shkurt: Për Gaforret beqarë, ky muaj mund të sjellë një njohje të re

Mars: Është koha e duhur të fokusoheni te shëndeti

Prill: Probleme të vjetra me shëndetin mund të rishfaqen këtë muaj, tregoni kujdes

Maj: Sasi të mëdha parash vijnë drejt jush, përmirësohet ndjeshëm gjendja financiare

Qershor: Do të arrini një partneritet interesant, ju ndihmon të njiheni profesionalisht

Korrik: Ky është muaji më pozitiv në fushën sentimentale

Gusht: Do të shpenzoni shumë para, por njëkohësisht do të zbuloni ide të reja për të shtuar të ardhurat

Shtator: Kujdes me stresin, nervat dhe pagjumësinë

Tetor: Kudjes me lidhjen dashurore, bashkëjetesën apo martesën

Nëntor: Do të keni energjitë e duhura për të arritur rezultate profesionale

Dhjetor: Ky muaj do të sjellë më tepër momente romantike ndaj partnerit/es. Ata në një marrëdhënie të gjatë apo të martuar janë të favorizuar

“Horoskopi 2020” – © Newsbomb.al (Ndalohet rreptësisht kopjimi)

Më shumë

spot_img