Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Horoskopi 2020: Demi (Dashuria, Shëndeti, Paraja)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Demi është një shenjë me personalitet të qëndrueshëm. Punon fort dhe shikon tej, para se të hedhë hapin.

Viti 2020 është koha e duhur të mësoni të vlerësoni ato gjëra që ju rrethojnë. Gjatë këtij viti fokusi te llogaria bankare dhe kursimet do të bëhet më i qartë, paratë ju japin siguri dhe ndaj menaxhimi i mirë do të thotë edhe më tepër qëndrueshmëri për ju.

Nuk do të mungojnë situatat dhe mundësitë e reja. Gjatë 2020-ës do të keni si momente tepër të ngarkuara me punë, edhe ato momente relaksi për të shijuar frytet e punës. Tregoni vetëkontroll dhe durim gjatë situatave të ngarkuara në punë.

Të ndjeheni mirë për veten tuaj, për aftësitë që keni, për kapacitetin, do të thotë të ndjeheni të sigurtë për jetën tuaj dhe atë çfarë ju pret në të ardhmen.

Dashuria

Marrëdhëniet romantike do të përmirësohen gjatë muajve të parë të 2020-ës. Të vështrosh me kujdes në jetën e të dashurve, miqve dhe aleancave të besuara nuk do të thotë të dhunosh privatësinë e tyre, por se të tregosh dedikim për t’i forcuar edhe më tepër këto lidhje.

Megjithëse partneri/ja do t’ju duket disi i largët emocionalisht gjatë mesit më muajit mars, në këtë fushë do të ketë ndryshime të mëdha: kujdesu që partneri/ja të largojë nga jeta e tij/saj shoqëritë joproduktive.

Gjatë dy apo tre viteve të fundit, Demi është ndjerë i kufizuar nga marrëdhëniet e mëparshme. Tani, sidoqoftë, marrëdhëniet bëhen edhe më të forta. Gjatë fundit të muajit mars prisni nga partneri/ja pyetje të pazakonta, që do të kërkojnë me ngulm të marrin përgjigje prej jush.

Qëndroni të vëmendshëm, vetëm gjatë verës do të arrini të merrni vendime decizive për këto marrëdhënie.

Nëse jeni vetëm, prisni disa propozime romantike gjatë muajve të parë të 2020-ës. Mesi i muajit mars dhe shtatori janë muajt e mbushur plot me situata të vogla romantike. Një vit i komplikuar ka për të qenë 2020 por me plot emocione pozitive.

Shëndeti

Ky vit do të jetë plot energji, megjithëse gjendja shëndetësore do të varet së tepërmi nga mënyra se si ju zgjidhni t’i përdorni këto energji. Rekomandohet të prisni, apo rralloni veset, nëse keni, kryesisht atë të duhanpirjes.

Dieta është shumë e rëndësishme gjatë këtij viti. Ushqimi i mirë do t’ju japë energjinë e duhur për të arritur qëllimet dhe të përmbushni ëndrrat tuaja.

Çdo lloj lëvizje do të jetë pozitive për ju, qoftë shëtitje, piknik në natyrë apo fitnes.

Gjatë muajve të parë të 2020-ës, stresi dhe sistemi i tretjes do t’ju shkaktojnë probleme, ndaj nuk rekomandohet të neglizhoni pushimin dhe mirë-ushqyerjen.

Paraja dhe karriera

Siç u theksua edhe më sipër, kjo është fusha ku do të shkëlqeni gjatë 2020-ës. Mund të përballoni çdo situatë duke ditur se çfarë ju duhet, pse ju duhet dhe ç’rol kanë për t’ju bërë të ndjeheni më të sigurtë, të fuqizuar dhe në paqe.

Duke i bërë këto pyetje, nga llogaria juaj bankare te puna, dëshirat dhe vlerat do të keni më tepër qartësi dhe vendimet tuaja do të jenë shumë më të lehta. Puna intensive do t’ju sjellë shpërblime edhe më të mëdha.

Këshillat:

Janar: Gjatë pjesës së parë të muajit, yjet do të favorizojnë marrëdhëniet e reja dhe udhëtimet

Shkurt: Situata financiare do të përmirësohet së tepërmi

Mars: Marrëdhëniet me eprorët dhe autoritetet janë të vështira gjatë këtij muaji

Prill: Ka gjasa të përfshiheni në një marrëdhënie intense me një koleg/e

Maj: Mundësi më të mira për të negociuar dhe rritje page

Qershor: Do të tregoni eficencë në punë dhe aftësi të mira menaxhuese

Korrik: Përmirësim i ndjeshëm në fushën e dashurisë, një marrëdhënie e re mund të nisë

Gusht: Luftoni të qëndroni më të mirët

Shtator: Tregoni kujdes të merrni parasysh kërkesat që ka partneri/ja tuaj

Tetor: Gjendja shëndetësore do të jetë tepër e mirë, shfrytëzoni energjitë

Nëntor: Financiarisht do të shijoni plot sukses, por dhe mbështetje nga familja

Dhjetor: Gjërat do të jenë të qeta, dhe jeta sociale do të jetë më e mirë këtë muaj

“Horoskopi 2020” – © Newsbomb.al (Ndalohet rreptësisht kopjimi)

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img