Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Horoskopi 2020: Akrepi (Dashuria, Shëndeti, Paraja)

Shkruar nga Newsbomb
Akrepi - Horoskopi 2020

Viti 2020 do të jetë i mbushur plot pasion në çdo fushë. Pasioni udhëheq jetën e Akrepit, qoftë në dashuri, dëshirë, punë apo çdo fushë tjetër të jetës. E duket se përgjatë këtij viti nuk do të mungojë duke sjellë zbulime të reja si dhe ndohje intense dhe interesante.

Paratë që i ndani me dikë tjetër, partneriteti në financa dhe asetet e rëndësishme që ju dispononi së bashku janë tepër të influencuara nga personi tjetër i rëndësishëm.

Disiplina dhe vetëkontrolli janë tepër të nevojshme gjatë gjithë vitit, të dish se cilën rrugë do të duhet të ndjekësh është e lehtë, vetëm luani sipas rregullave.

Eklipset hënore të këtij viti do të sjellin esencën e vetë në jetën tuaj. Në janar një event tepër i rëndësishëm do të ndodhë, që ka të bëjë me pasionin e madh të përshkruar më lart.

Qershori do të sjellë situata të këndshme njohje të reja që hapin një sërë mundësish të reja për ju.

Eklipsi i fundit hënor ndodh në nëntor në shenjën tuaj duke sjellë njëkohësisht edhe mundësi për fillime të reja.

E rëndësishme është t’i kushtoni vëmendje nevojave dhe dëshirave duke zgjedhur me kujdes rrugën e duhur për t’i arritur.

Dashuria

Herët gjatë 2020-ës, një marrëdhënieje sociale të komplikuar e gjatë 6 apo 7 vjeçare do t’i vijë fundi. Kjo do të sjellë që nga mesi i shkurtit të afroheni më tepër me miqtë e vjetër dhe të afërmit tuaj.

Fushat për të cilat duhet të shqetësoheni janë oraret e punës, programi i shkollimit dhe marrëveshjet financiare jo produktive.

Pas 11 marsit, nëse jeni single, një marrëdhënie tepër pasionante, sensuale dhe romantike pritet të vijë. Deri në fillim të qershorit, shumë prej jush të shenjës së Akrepit, gjithsesi duhet të merrni vendim midis të shkuarës dhe të tashmes. Besojini zemrës, instiktet tuaja janë të sakta.

Gjatë fundit të këtij viti do të ndjeni mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme të njeriut tuaj të dashur. Marrëdhëniet afatgjata do të marrin një rol edhe më të rëndësishëm gjatë muajve të verës.

Për një marrëdhënie të ngushtë, pas 26 gushtit do të duhet të merrni disa vendime serioze. Priten plane afatgjata por edhe miratim nga familja.

Një vit tepër kërkues, qëndroni të fokusuar në të ardhmen, jo në të shkuarën.

Shëndeti

Viti 2020 nuk sjell ndonjë ndryshim të madh, as ndonjë lajm alarmues.

Por sjell ndryshim në qëndrimet tuaja dhe mënyrën se si përkujdeseni për mendjen, trupin dhe shpirtin. Do të jetë një riorjentim tepër i mirë për ju, veçanërisht për të ndaluar ato probleme mjekësore që jeni të predispozuar të prekeni.

Zgjidhni kinesioterapinë nëse keni probleme me shtyllën kurrizore. Ushtrime të tjera gjimnastikore gjithashtu mund t’ju ndihmojnë.

Nëse keni shqetësime me alergjitë, kujdes pasi gjatë këtij viti mund të përkeqësohen.

Një tjetër aspekt pozitiv i këtij viti është rritja e energjisë, çka do t’ju ndihmojë të arrini edhe më shumë qëllime.

Paraja dhe karriera

Gjatë muajve të ardhshëm, rol të rëndësishëm te paratë dhe asetet do të kenë edhe personat me të cilët keni marrëdhënie. Do ta gjeni veten duke u përballur me eprorë, partnerë dhe kolegë tepër të fuqishëm.

Ata do të sjellin mundësi të reja në jetën tuaj, por se si zgjidhni ju të veproni është problemi.

Sikundër do të keni momente kur për të siguruar resurse financiare do të nevojitet vetëm puna tuaj.

Është një kohë e mirë të mësoni dhe pranoni faktin se ju nevojiten edhe të tjerët.

Këshillat:

Janar: Moment ideal për të rizbuluar partnerin/en, pasionet dhe dëshirat

Shkurt: Një muaj plot sukses, shumë persona me influencë do jenë prezent në jetën tuaj

Mars: Do të bëni shpenzime të mëdha

Prill: Një nga muajt më të mirë për të avancuar profesionalisht

Maj: Mos u tregoni impulsiv në marrëdhënien me partnerin/en tuaj këtë muaj

Qershor: Rekomandohen më tepër ushtime fizike dhe një mënyrë jetese më e shëndetshme

Korrik: Shtyni pagesat e mëdha për muajin tjetër

Gusht: Muaji ideal për të hedhur një hap të madh në lidhjen tuaj dashurore

Shtator: Gjeni metoda për të rritur energjitë tuaja

Tetor: Suksesi është në anën tuaj këtë muaj

Nëntor: Një muaj plot energji dhe arritje

Dhjetor: Do të jeni plot energji dhe tepër aktiv, duke patur nxitje morale edhe për vitin tjetër

"Horoskopi 2020" - © Newsbomb.al (Ndalohet rreptësisht kopjimi)

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll