Hapësire reklamuese

Bota

Hoqi maskën për të ngrënë një byrek, e pëson keq qytetari slloven, policia e gjobit me 400 euro

Shkruar nga Newsbomb

Një qytetar nga Lubjana në Slloveni është gjobitur me 400 euro, pasi hoqi maskën për të ngrënë një byrek.

Kjo gjobë është bërë tema e ditës në Slloveni, në media, por edhe në Parlament, ku opozita e akuzoi qeverinë për sjellje të ashpër ndaj qytetarëve.

Në lidhje me çështjen, policia sllovene tha se gjoba ishte e drejtë, pasi djali nuk kishte respektuar rregullat anti-covid.

Mësohet se djali, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte ulur për të ngrënë një byrek në shkallët e Kishës Françeskane.

Sondazh

Poll